Misioni ynë
Përmes digjitalizimit, ne ripërcaktojmë funksionimin tradicional të institucioneve të shëndetësisë.
Sistemi që ju nevojitet, por nuk e dini që po kërkoni
Globalisht, është e tepërt të flasësh për transformimin digjital. I njëjti transformim digjital filloi në shëndetësinë tonë me disa sisteme dhe platforma që automatizojnë një pjesë të madhe të punës dhe komunikimit midis llojeve të ndryshme të institucioneve të shëndetësisë.
Ekipi ynë kuptoi që detyrat e përditshme të vogla dhe të parëndësishme në një ordinancë ende nuk janë digjitalizuar dhe automatizuar, dhe pikërisht këto punë janë ata që ngadalësojnë dhe pamundësojnë që mjekët të përqëndrohen në biznesin e tyre kryesor - të përkushtohen tek pacientët dhe të sigurojnë kujdesi më të mirë shëndetësor.
Përderisa pandemia globale i vendosi video ekzaminimet në fokusin e të gjitha institucioneve shëndetësore private dhe publike, ordinancat tona ende po planifikojnë në letër ndërrimet, duke komunikuar me pacientët mbi tema delikate përmes telefonit ose mesazheve, dhe më pas është e vështirë të mbahet evidencë e ekzaminimeve të tilla, një gjë e tillë i ngatërron mjekët dhe personelin mjekësor në dokumentimin e të dhënave ose punëve administrative.
Misioni i Kailo është të thjeshtojë dhe ripërcaktojë punën dhe përgjegjësitë e përditshme të një institucioni shëndetësor, duke u mundësuar kështu mjekëve dhe personelit mjekësor të përqëndrohen te pacientët.
Qëllimi ynë është të sigurojmë sistemin që meritojnë mjekët dhe pacientët. Një sistem i bukur dhe i lehtë për t’u përdorur, për të gjithë!
Shumë nga sistemet e krijuara për industrinë e kujdesit shëndetësor janë të vështira, të komplikuara dhe të neveritshme për përdoruesit, sepse atyre u duhet të "luftojnë" me sistemin.
Ne kemi krijuar një sistem që është intuitiv dhe udhëzon përdoruesin në hapin tjetër, pa e studiuar më parë.
Ai bazohet në role - pacient, institucion shëndetësor, personel mjekësor - me qëllim që të optimizohen pjesë të ndryshme të sistemit sipas rolit të përdoruesit.
E ndërtuar përmes komunikimit të drejtpërdrejtë me mjekë, personel shëndetësor, punonjës në shëndetësi dhe administratorë për të gjetur problemet reale dhe për të krijuar një zgjidhje të përshtatshme për to
Kailo është mjet i thjeshtë, por i fuqishëm për menaxhimin e institucioneve shëndetësore dhe të gjitha çështjeve operacionale dhe administrative që do t'ju ndihmojnë të arrini qëllimet e biznesit tuaj dhe të ofroni kujdes shëndetësor dhe kujdes më të mirë për ata në nevojë.
Ekipi dhe ordinanca juaj meritojnë një mjet të tillë
Dëshironi të shihni se si funksionon Kailo?
Caktoni prezantim demo